Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

Peja

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:22
Cenë (Avdyl) Isenaj

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• CENË (Avdyl) ISENAJ i lindur me 23.01.1963 në fshatin Lubovё- Istog.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

• “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat