12 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e tyre

Peja

12 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e tyre

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 08:50
Spitali i Pejes

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 12 pacientë me koronavirus.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se janë duke u trajtuar 12 pacientë me koronavirus.

Sipas njoftimit, gjashtë prej tyre janë në oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,039 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Gjendja me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është stabile. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 6 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje më të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat