Takim me Diasporën në Deçan - Bota Sot
Takim me Diasporën në Deçan

Peja

E premte, 19 tetor 2018

Takim me Diasporën në Deçan

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 12:22
Foto nga takimi

Me datën 25. Korrik 2018 në Asamblenë e komunës së Deçanit u mbajt takim me bashkatdhetarë si pjesë e Projektit “Mirë se erdhët Diasporë, Kosova ju Mirëpret” të financuar nga Ministria e Diasporës, e organizuar nga Liridon Istrefaj dhe e përkrahur nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.  Takimin e përshëndeti  Liridon Istrefaj duke ju dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve me vlerësimin se diaspora ka dhëne një kontribut të vazhdueshëm në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve si dhe në zhvillimin ekonomik  të Republikës së Kosovës.

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj duke shpalosur projektet zhvillimore të cilat janë duke u implementuar kohëve të fundit në Komunë ju ofroj bashkatdhetarëve bashkëpunim dhe mundësi të mëdha për investime të në komunën e Deçanit. Njëherit ju premtoj bashkatdhetarëve se Komuna do të jetë gjithnjë afër tyre duke krijuar mundësi dhe lehtësim procedurash për investime si dhe kushte më të mira administrative sepse diaspora ishte gjithnjë afër nesh edhe në kohët më të vështira  dhe është me neve edhe në ditët e sotme.

Për vlerat të arriturat dhe kontributin e diasporës foli edhe Prof.dr.Enver Krasniqi, duke i prezantuar në mënyrë kronologjike statistika në krijimin e të hyrave nga bashkatdhetarët brenda pushimeve verore, dimërore apo edhe gjatë gjithëvitit. Krasniqi më tej theksoj se sipas shumë analizave të realizuara deri më tani vlerësohet se diaspora e Kosovës gjatë viteve të kaluara ka dërguar mjete përafërsisht  sa 1/3 e buxhetit të  Kosovës. Ky shënim  mjafton për të parë se sa e rëndësishme në esencë është diaspora për Kosovën dhe sa e rëndësishme është që edhe ne të angazhohemi për  ta krijuar një platformë të shëndoshë që këto mjete që vijnë të orientohen në zhvillim ekonomik të vendit.

Pra, fenomeni i emigrimit ka qenë forcë e rëndësishme në riformimin e shoqërisë kosovare. Marrëdhëniet e afërta mes diasporës së Kosovës dhe banorëve në Kosovë, kanë një potencial shumë të rëndësishëm për zhvillim. Remitencat ndikojnë në reduktimin e varfërisë, megjithatë duhet të theksojmë me këtë rast se shumë pak prej këtyre remitencave kanë shkuar në investime, që mund të krijonin vende të reja dhe të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Prandaj si përfundim nga takimi doli se duhet krijuar një komunikimi më efektiv dhe më i sofistikuar me bashkatdhetarët, sepse roli i tyre është shumë i rëndësishëm për forcimin e besueshmërisë edhe te investitorët e huaj potencial në Kosovë dhe në komunën e Deçanit. Gjithashtu duhet krijuar një rrjet i sipërmarrësve të Diasporës dhe përfshirja e tyre në nivel më të gjerë në zhvillimin ekonomik të Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test