Ndihma ushqimore për 42 familje në nevojë

Shkodra

Ndihma ushqimore për 42 familje në nevojë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:25
Shkodër

42 familje në nevojë në Bashkinë e Shkodrës kanë marrë sot pako ushqimore, në vijim të ndihmave që po shpërndan kjo bashki për kategoritë në nevojë.

“Pranë familjeve më në nevojë. Edhe në këto ditë të ftohta dimri, vazhdojmë mbështetjen për ta”, tha Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi.

Konkretisht është bërë evidentimi në territor i familjeve më në nevojë dhe sot, 42 familje me të sëmurë në shtëpitë e tyre, kanë marrë pako ushqimore.

Sipas Ademit, “ky është një proces i pandërprerë nga Bashkia e Shkodrës 3 vitet e fundit që do të vazhdojë edhe në vijim”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat