Në Shkodër, sot prezantohet Prefekti i ri i qarkut

Shkodra

Në Shkodër, sot prezantohet Prefekti i ri i qarkut

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:09
Foto

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të prezantojë sot prefektin e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Çesk Milljan i shkarkuar pak ditë më parë.

Për prezantimin e Prefektit në Shkodër ndodhen  drejtues të lartë të policisë. Situata në kryeqendrën e veriut nuk paraqitet aspak e qetë pas serisë së vrasjeve që kulmoi me vrasjen e dy vëllezërve Bilali.

Valdrin Pjetri ka lindur në vitin 1981 në Shkodër dhe është specializuar në fushën e financës dhe menaxhimit. Pjetri në vitet 2014-2015 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më pas ka qenë Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në këtë institucion. Prej majit të vitit 2018 mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat