Shkodra përkujton sot demonstratën antikomuniste të 28 viteve më parë, ku mbeten të vrarë katër dëshmorët e demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Në ceremoninë përkujtimore për 2 prillin veç pushtetit lokal dhe të afërmëve të dëshmorëve të demokracisë marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të Partisë Demokratike me në krye Lulzim Bashën.
Ceremonia nisi me vendosjen e kurorave me lule në Memorialin e 2 Prillit 1991.