Ish-deputetët PD: Rama nuk do të kalojë urën e Bahcallekut - Bota Sot
Ish-deputetët PD: Rama nuk do të kalojë urën e Bahcallekut

Shkodra

Ish-deputetët PD: Rama nuk do të kalojë urën e Bahcallekut

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:03
Flamur Noka

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka deklaron se Rama nuk do të hyjë në Shkodër sepse nuk është i mirëpritur.

Në një prononcim për gazetarin e RTV Ora, Bepin Kolvata, Noka tha se Rama ka sjellë policinë e drogës për të mbrojtur bandën në pushtet.

Flamur Noka: "Edi Rama është ilegjitim. Populli e ka shpallur ilegjitim. Edi Rama është vërtetuar që është në pushtet me vota të vjedhura dhe nuk është i mirëpritur në Shkodër. Shkodrën e ka dhunuar e ka shkelur me kthetrat e krimit dhe të varfërisë e mjerimit. Ka sjellë policinë e drogës për të mbrojtur bandën në pushtet. Nuk ka polici që mund ta mbrojë bandën nga aksioni qytetar dhe vrulli i protestës qytetare. Nëse ka burg për të gjithë shqiptarët është i mirëpritur ta hapë atë burg në të kundër të ikë e të largohet sa më parë. Nuk ka prehje banda në pushtet pa ikur Edi Rama dhe të krijohet qeveria trazitore. Edi Rama nuk mund të hyjë në Shkodër" 

Nderkohe Bardh Spahia u shpreh:  Edi Rama nuk do të kalojë urën e Bahcallekut. 

Nga ana tjetër kryeministria informoi se në oren 11:30, Kryeministri Rama do kete bashkebisedim me banoret e Malesise se Madhe. Takimi zhvillohet ne Ferme Fshat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...