Thyhet urdhri i kryebashkiakes, Voltana Ademi, lidhur me bllokimin e shkollave për zgjedhjet.
Në Shkodër ka nisur hapja e shkollave.
E para që ka hapur dyert ka qenë shkolla profesionale pyjore "Kolë Margjini" në të cilën janë futur materialet zgjedhore për ditën e nesërme, ku edhe do të votohet.
Aktualisht në Shkodër vijojnë të jenë të kyçura me zinxhirë shumica e institucioneve nën varësinë e Bashkisë, e cila më herët ka deklaruar se nuk do të ofrojë asnjë ambient për procesin që e cilëson të paligjshëm pas dekretit të presidentit.