Bllokimi i buxhetit për bashkinë e Shkodrës, reagon ministria e Financave - Bota Sot
Bllokimi i buxhetit për bashkinë e Shkodrës, reagon ministria e Financave

Shkodra

Bllokimi i buxhetit për bashkinë e Shkodrës, reagon ministria e Financave

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:45
Ministria e Financave

Pas situtrës së krijua në qytetin e Shkodrës dhe pas akuzave që u bënë në adresë të qeverisë për bllokim të financave të bashkisë Shkdoër pasi kandidati i zgjedhjeve moniste të rilindjes në këtë qytet doli trafikant i dënuar droge në Itali ka reaguar edhe institucioni i financave në vend

Ja deklarata për mediat e Ministrisë së financave

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Për sa i përket kësaj situate, Ministria   e   Financave dhe Ekonomisë sqaron se:

Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhër pagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm për sa më sipër. 

Kështu që bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat