Akreditohet Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

Shkodra

Akreditohet Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:20
Foto

Universiteti “Luigj Gurakuqi” është një prej institucioneve të larta arsimore që ka arritur të marrë për 4 vitet e ardhshme akreditimin nga agjencia e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Kjo për drejtuesit e këtij institucioni është një lajm i mirë, pasi i hap rrugë akreditimit tashmë të programeve të studimit.

Përtej bujës që mori nga ana e qeverisë pagesa e tarifave të përgjysmuara për studentet me mesatare mbi 6, në Shkoder ajo nuk është zbatuar. Arsyetimi që japin drejtuesit e universitetit mbyllet me një keqkuptim, pa marrë parasysh faktin se kjo ka rënduar ne xhepat e studenteve.

Përveç përjashtimit të studentëve me mesatare nën 6 që u përcaktua 1 vit më parë, së fundmi universitetet kanë njoftuar studentët se nëse kanë provime të mbartura edhe me mesatare mbi 6 do të paguajnë tarifë të plotë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat