Shkodër/ U tha se i është vënë eksploziv mjetit, policia jep detajet - Bota Sot
Shkodër/ U tha se i është vënë eksploziv mjetit, policia jep detajet

Shkodra

Shkodër/ U tha se i është vënë eksploziv mjetit, policia jep detajet

Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:47
Shkodër

Policia ka dhënë detajet për ngjarjen e ndodhur në fshatin Hot i Ri në Shkodër ku prtetenohej se i ishte vënë eksploziv mjetit të një gruaje.

"Me datë 04.03.2020 në orën 00:30, në fshatin Hoti Ri, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetases E. M. 32 vjeçe, ka rënë zjarr në automjetin tip “Hunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, por në përdorim nga shtetasja E. M", njofton policia.

Si pasojë e zjarrit, u dëmtua tapiceria e brendshme dhe u thye xhami i derës.

Pas hetimeve rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, nga një defekt i brendshëm i mjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për vlerësim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat