Makina përplas 2 këmbësorë në trotuar, humb jetën 28-vjeçarja - Bota Sot
Makina përplas 2 këmbësorë në trotuar, humb jetën 28-vjeçarja

Shkodra

Makina përplas 2 këmbësorë në trotuar, humb jetën 28-vjeçarja

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Shkodër.

Mësohet se rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj, saktësisht në vendin e quajtur Ura e Bardhajve, drejtuesi i mjetit, tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur.

Si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar, të cilët janë L. H. 28 vjeçe, që ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, që është larguar nga vendi ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat