Vdes nga Koronavirusi mësuesi 39-vjeçar

Shkodra

Vdes nga Koronavirusi mësuesi 39-vjeçar

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 09:59
Gazjon Rusi

Koronavirusi i merr jetën mësuesit shkodran 39-vjeçar, Gazjon Rusi, i cili prej disa ditësh ishte i intubuar në spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mësohet se Rusi, i cili punonte si mësues matematike, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke mos i mbijetuar dot komplikimeve shëndetësore.

Për shkak të gjendjes së rëndë të tij, gjatë ditës së djeshme nisi një fushatë për mbledhje fondesh, për ta dërguar për kurim jashtë vendit, në Turqi, mirëpo koha duket se nuk i premtoi.

Me rastin e tij shkon në 139 numri i viktimave në vend.

Sakaq situata në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” paraqitet e rënduar, ku po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat