Sekuestrohet trajleri serb me 540 mijë pako cigare kontrabandë, në kërkim babë e bir

Shkodra

Sekuestrohet trajleri serb me 540 mijë pako cigare kontrabandë, në kërkim babë e bir

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:21
Trajleri serb

Një ngarkesë prej 540 mijë paketa cigare kontrabandë është bllokuar në degën Doganore të Hanit të Hotit,Shkodër.

Ngarkesa me paketa cigaresh u bllokua në një trajler me targa serbe dhe  ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjeter.

“Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej  në treg, detyrimi doganor i mungur do të ishte 86.6 milon lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë” informon zyra e shtypit e doganës.

Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan nga  Administrata Doganore në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë

Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizes”  te parashikuar nga neni 172 te Kodit Penal.

“Gjithashtu nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim  administratori i shoqërisë “Plus International”,  shtetasi Stefan Stanaj,  si dhe babain i tij, “pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë” thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp

Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryjnë veprimet e mëtejshme hetimore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat