Nermin Shurdha, ekonomistja që dashuron artin dhe zbukuron qytetin e Shkodrës me muralet e saj

Shkodra

Nermin Shurdha, ekonomistja që dashuron artin dhe zbukuron qytetin e Shkodrës me muralet e saj

Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:34
Nermin Shurdha

Në Shkodër të gjithë e njohin Nermin Shurdhën, ekonomisten në profesion që dashuron artin dhe zbukuron qytetin me muralet e saj.

Ambienti në hyrje të banesës së saj është kthyer në një ekspozitë në natyrë, vend të cilin Nermini kalon orë të tëra e humbur mes rreshtave të librave.

Por si nisi rrugëtimi i artistes në rrugën e pikturës?

“Ideja e muraleve është se unë nuk ndihem mirë kur pikturoj në letër. Kam filluar para 10 viteve me njerëzit e mi, që kërkonin në dhoma, në kuzhina. Kam eksploruar me njerëzit e mi”, u shpreh piktorja.

Karantinën e shfrytëzoi në mënyrën më produktive duke realizuar disa murale ku më e veçanta është piktura mirënjohur e Gustav Klimt e titulluar “puthja”, e cila është sjellë në versionin shqiptar.

“Kjo është puthja e Klintit, pikturë shumë e famshme e një piktori austriak. Më përqen shumë pikturë dhe desha ta përshtat me Shqipërinë”, tregoi artistja.

Ndërsa e preferuara për Nerminin ngelet muralja që shpreh kohën.

“Gjëja e parë kur e sheh të çon tek koha dhe për këtë arsye është vënë një fëmiljë i vogël që është në hapat e tij të parë. Ai fëmijë ka shumë pak gjera qe do  dhe pranë tij është gjyshi i tij”, tha ajo më tej.

Nermini e sheh artin si një mënyrë për tu arratisur nga realiteti dhe monotonia e përditshme.

Një gjë të tillë ua këshillon dhe të rinjve, që të mos qëndrojnë të mbyllur por të shprehin aftësitë e tyre, pse jo nëpërmjet artit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat