Atentati i dështuar në Elbasan/ Si ra policia në gjurmët e BMW-së me kallashnikov dhe benzinë, ishte vjedhur në Shkodër

Shkodra

Atentati i dështuar në Elbasan/ Si ra policia në gjurmët e BMW-së me kallashnikov dhe benzinë, ishte vjedhur në Shkodër

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në dritë pasi policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë kallashnikov dhe dy shishe benzinë brenda një automjeti në Elbasan. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se një nga punonjësit e pastrimit në Elbasan, mbrëmjen e së premtes, ka zbuluar rastësisht një armë zjarri të hedhur brenda një koshi plehrash.

Fillimisht punonjësi, ka njoftuar kolegët e tij dhe pastaj është telefonuar dhe policia e Elbasanit, e cila ka shkuar me shumë urgjencë në lagjen “Emin Matraxhiu”. Policia ka kryer veprime duke sekuestruar armën, ndërsa ka filluar të krehë zonën dhe marrë në pyetje rojen e një magazine aty afër.

Roja i ka treguar policisë se në magazinën e ish-konservimit prej disa ditësh ishte vendosur një automjet pa targa dhe nuk dinte se kush person e kishte lënë. Përmes verifikimeve, policia zbuloi se mjeti pa targa, ishte vjedhur dy javë më parë në Shkodër, dhe i përket një personi pa precedentë penalë.

Burime konfirmojnë se në çantën që u gjet në koshin e mbetjeve është gjetur edhe një çelës ( kopje) që hapte makinën. Ndërsa si posedues të makinës dhe armëve, policia ka zbuluar dy personat Arben Spahiu, i cili rezulton të jetë kunati i Erjon Alibej dhe njëherësh vëllai i Arjan Spahiut të vrarë në Belgjikë.

Si dhe personi i dytë është Arsen Preçi, i cili rezulton të jetë kushëri i Erjon Alibej, dhe banues rreth 30 metra larg vendit ku u gjend makina. Policia i është afruar këtij mjeti, ku pas hapjes së tij, janë konstatuar 3 automatikë kallashnikovë, dhe dy shishe me benzinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat