Projekti - Shkodër, prezantohet plani vendor për 15 vitet e ardhshme

Shkodra

Projekti - Shkodër, prezantohet plani vendor për 15 vitet e ardhshme

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 18:57
Takimi

Pas reformës administrativo – territoriale, plani i zhvillimit vendor shihet si dokumenti themelor që do të projektojë të ardhmen e 15 viteve në vazhdim të bashkisë Shkoder. Me këtë përkufizim e kanë përshkruar punën që po bëhet në këtë drejtim, ekspertët që janë angazhuar në hartimin e këtij dokumenti strategjik. gjatë takimit të tretë konsultativ u theksua se në analizë janë marrë edhe planet ekzistuese, ndërsa parashikohet që deri në 2030 Shkodra të jetë një portë e rëndësishme kombëtare.

Ledian Bregasi, koordinator i planit: “Bujqësia në Bashkinë Shkodër luan një rol tejet të rëndësishëm përsa i përket zhvillimit ekonomik.Krijimi i markave të produkteve karakteristike bujqësore, promovimi i bujqësisë organike, zgjerimi i zonave të mbrojtura në lumin Bunë, e cila tashmë parashikohet si një Park Kombëtar dhe zgjerimi i Parkut Alpet”

Ledio Allkja, eskpert: “Turizmi gjithëvjetor do të jetë një vlerë e shtuar në ekonominë vendore kombëtare duke garantuar larmishmërinë në zhvillim me anë të ekoturizmit, agroturizmit, turizmit kulturor, malor dhe ujor.Një bashki e cila promovon dhe mbështet sipërmarrjet e reja duke tërhequr talentin vendas dhe rajonal”.

Shkodra do të ketë disa përkufizime në këtë plan, që sipas ekspertëve e bëjnë më të qarta objektivin që është menduar për vitët në vijim.

“Shkodra po përjeton vështirësi të mëdhaja dhe natyrisht do që një nga tre instrumentat që zgjidhin probleme që janë burime financiare , njerëzore dhe planifikimi ,është shumë serioz”.

Ky plan e projekton Shkodrën si një qytet të jetueshëm, të qëndrueshëm, i përshtatshëm dhe i zgjuar. E jetueshmja lidhet me formën urbane, lëvizshmërinë dhe gjithëpërfshirjen. E qëndrueshme: përdor asetet mjedisore me zgjuarsi, investime të koordinuara dhe efiçente, si dhe mbeshtet bizneset lokale dhe rininë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat