Banorët e Shkodrës në protestë, kundërshtojnë projektin e bashkisë - Bota Sot
Banorët e Shkodrës në protestë, kundërshtojnë projektin e bashkisë

Shkodra

Banorët e Shkodrës në protestë, kundërshtojnë projektin e bashkisë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 13:32
Ilustrim

Banorët e lagjes “Xhabije” kanë shpërthyer në akuza të ashpra ndaj bashkisë Shkoder dhe kryetares Voltana Ademi.

Vijojnë të kundërshtojnë projektin që po zbatohet për rikonstruksionin e bllokut të pallateve, pasi u prish lulishtet dhe i hap rrugë sipas tyre vend-parkimit të automjeteve dhe levizjes së tyre të shfrenuar duke rrezikuar jetën e fëmijeve.

Për banorët pas këtij investimi fshihen interesa klienteliste dhe prandaj theksojnë se do të vazhdojnë protestat.

Një peticion me 450 firma dhe dy letra drejtuar kryetares së bashkisë nga ky komunitet, shtuar këtu edhe thirrjen publike në media për një takim me ta, por ende asnjë përgjigje.

“Bashkia harxhoi gjithë këtë lekë për të bërë lulishten tani e prishin”

Investimi në bllokun e pallateve kap vlerën e mbi 38 milion lekëve dhe sipas bashkisë parashikon ndërtim të rrjetit nëntokësor të kanalizimeve, vend-parkim dhe trotuare. Por banorët janë kundër hedhjes poshtë të mundit disa vjeçar për ndërtimin e këtij parku të gjelbërt, që sot shkatërrohet me bekimin e institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat