Zv/ Ambasadori i Holandës: Të gjithë duhet të kontribuojnë për këtë kauzë të rëndësishme

Shkodra

Zv/ Ambasadori i Holandës: Të gjithë duhet të kontribuojnë për këtë kauzë të rëndësishme

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:23
Pamje nga takimi

 Zv/ Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Jurgen Van Meirvenne ishte i pranishëm sot në qytetin e Shkodrës në forumin me temë “Pjesëmarrja e publikut në Reformën e drejtësisë”.

Sipas zv. Ambasadorit, ky projekt synon informimin e detajuar të qytetarëve për këtë reformë.

“Ky është një projekt i ndërtuar në mënyrë shumë të detajuar, pasi ka për qëllim të rrisë përfshirjen dhe kontributin e grupeve të shoqërisë që operojnë në qytete të ndryshme si Shkodra. Përmes këtij projekti, organizatat zbatuese do të zhvillojnë disa aktivitete për të informuar qytetarët dhe shoqërinë civile për aspektet kyçe të reformës së sistemit të drejtësisë dhe përfitimet që kanë qytetarët për këtë çështje. Çdo njeri duhet të kontribuojë në çdo kohë për këtë kauzë të rëndësishme për vendin dhe për qytetarët e vendit të vet”.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se institucioni që ajo përfaqëson do të jetë konsulent i qytetarëve mbi rëndësinë e reformës në drejtësi.

Ky projekt mundësohet nga Ambasada e Holandës në Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shërbimi Ligjor Falas në bashkëpunim me pushtetin lokal. Synimi është që të informohet publiku dhe shoqëria civile mbi ndikimin që ka reforma në drejtësi në mënyrë që të ketë një debat të gjerë publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat