Moti ndërpret grevën në Shkodër

Shkodra

Moti ndërpret grevën në Shkodër

Më: 26 janar 2017 Në ora: 08:48
Grevistët shkodran

Grupi i banorëve të Nënshkodrës ka ndërprerë mbrëmë në orët e vona grevën e urisë për shkak të kushteve të vështira me temperatura të ulta e pa asnjë kusht jetësor ku po zhvillohej greva.

Disa banorë të zonës së Nënshkodrës nisën grevën e urisë për të kërkuar dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit 2010-2011.

Tetë persona tentuan të futen në mjediset e Prefekturës së Shkodrës për të nisur grevën, por pasi nuk u lejuan nga policia, ata përdorën stolat para shatërvanit, në qendër të Shkodrës.

“Ktheja buzëqeshjen Shkodrës se është e jotja. Për çdo gjë të paqartë i ke në parlament. Zoti kryeministër, nëse do ta dish kush i ngriti portat, i ke në parlament”, thotë  Pal Marku.
Në lidhje me këtë shqetësim ka reaguar edhe prefekti i Shkodrës, Pulin Rdovani, sipas të cilit, vlerësimet e treta për dëmet nga përmbytjet nuk kanë kaluar fare në qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat