Zjarri në Velipojë, banori: Të gjithë filmonin me telefona, nuk afroheshin tek të plagosurit

Shkodra

Zjarri në Velipojë, banori: Të gjithë filmonin me telefona, nuk afroheshin tek të plagosurit

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 11:54
Një nga banorët e një pallati pak metra larg vendit të ngjarjes tha se të gjithë njerëzit përreth ishin me telefona në dorë dhe askush nuk ofrohej për t’u dhënë ndihmë personave që mbetën të lënduar.

Mundësitë që ka ofruar avancimi i teknologjisë, kryesisht tek telefonët, po bën që njerëzit të bëhen gjithnjë e më tepër asocial.

Një fakt të tillë e dëshmoi edhe ngjarja e rëndë sot në Velipojë, ku nga shpërthimi i një bombole gazi në një lokal mbetën të plagosur disa persona, mes tyre dhe pronari që ndodhet në gjendje të rëndë.

Një nga banorët e një pallati pak metra larg vendit të ngjarjes tha se të gjithë njerëzit përreth ishin me telefona në dorë dhe askush nuk ofrohej për t’u dhënë ndihmë personave që mbetën të lënduar.

Dëshmitari: Nuk merrte frymë, nuk merrte frymë fare.

Gazetari: Banorët e tjerë kanë përjetuar panik? Dëshmitari: Normal.Por faktikisht të gjithë banorët ishin duke filmuar ngjarjen, nuk shkonte asnjë tek të plagosurit që të ndihmojë.

Më tepër ishin me telefona në dorë sesa duke ndihmuar të dëmtuarin. Unë kam parë dy veta të dëmtuar, një që ishte shtrirë këtu përtokë, kam parë dhe një djalë të ri më tutje. Ai ishte në rregull, ishte i vetëdijshëm, merrte frymë krejt në rregull, me sy të hapur. Kurse ky nuk merrte frymë fare, ishte rreth 56 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat