Trafikonin sirianë drejt Malit të Zi, 5 të arrestuar në Shkodër - Bota Sot
Trafikonin sirianë drejt Malit të Zi, 5 të arrestuar në Shkodër

Shkodra

E shtunë, 17 nëntor 2018

Trafikonin sirianë drejt Malit të Zi, 5 të arrestuar në Shkodër

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:25
Shkodër

Pesë persona janë arrestuar dhe një i gjashtë është shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”

Arrestimi tyre u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, pas një hetimi disa mujor u bë finalizimi me sukses i operacionit të koduar “GRE-HOT” ku në përfundim të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe

Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë

Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë

Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër

Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. P.

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
* 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj.
* një sasi Euro të gjetura personave të arrestuar
*dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test