Gjendet një i vdekur brenda makinës në Shkodër, dyshimet - Bota Sot
Gjendet një i vdekur brenda makinës në Shkodër, dyshimet

Shkodra

Gjendet një i vdekur brenda makinës në Shkodër, dyshimet

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 21:30
Ilustrim

Një 43-vjeçar është gjetur i vdekur në makinën e tij në Shkodër.

Policia thotë se “rreth orës 17:15, ne vendin e quajtur në fshatin Dobraç, në rrugën e Pompave, drejtuesi i mjetit me inicialet A.H., 43 vjeç, banues ne fshatin Bardhaj Shkoder, është gjendur i vdekur ne mjetin tip Benz me targa AA 794 MK”. 

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore si dhe nga deklarimet e personave që ishin në vendngjarje, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test