Makina merr flakë në ecje, shoferi braktis makinën

Shqipëria

Makina merr flakë në ecje, shoferi braktis makinën

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Shqipëri është shtuar fenomeni i marrjes flakë së makinave në udhëtim e sipër e kjo ndodh për shkak të problemeve teknike.

Kjo ka ndodhur pikërisht ditën e sotme në rrugën nacionale në Elbasan në pjesën e rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Një makinë e markës “Renault” ka marrë flakë gjatë ecjes. Shoferi ka manovruar dhe nxjerrë makinën në anë të rrugës. Ai mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin.

Sipas informacioneve të para fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë të lënduar.  Mjetet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë dhe kanë shuar zjarrin e rënë. Ndërsa policia ka shkuar për hetuar mbi shkaqet e rënies së këtij zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat