Partia Socialiste publikon sloganin e fushatës elektorale

Shqipëria

Partia Socialiste publikon sloganin e fushatës elektorale

Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë! S’ka kohë për pushim”.

Në këto zgjedhje, PS-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë.

Partia Socialiste prezanton sonte kandidatët për deputetë, ndërsa mbrëmja e sotme është afati i fundit i vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri tani ka pasur disa largime, si Eglantina Gjermeni, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Musa Ulqini etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat