Paloka: Premtimet e Ramës si ‘avioni’ i Kukësit, nuk e prekën kurrë tokën!

Shqipëria

Paloka: Premtimet e Ramës si ‘avioni’ i Kukësit, nuk e prekën kurrë tokën!

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:22
Edi Paloka

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Z. Edi Paloka ka qenë në takim me banorët e zonës së Xhafzotaj, kjo e fundit e njohur për përkrahjen ndaj Partisë Demokratike. Në këtë takim Paloka theksoi se arroganca dhe poshtërimi që Rama tenton t’u bëjë qytetarëve, e ka bërë këtë të fundit të ketë qeverisjen më të keqe që ka parë vendi në vitet e fundit.

“Ne sot kemi betejn përballë një qeverie që kushdo mund ta quajë pa hezitim qeveria më e keqe që kemi patur në këto 30-vite pluralizëm. Bëri vetëm keq, mendoi vetëm për vete dhe nuk u mjaftua me këtë, por më pas u tall me shqiptarët dhe Rama bën arrogantin me qytetarët të cilët pasi i shkel guxon t’i poshtërojë.”

Paloka theksoi prapambetjen e shkaktuar nga keq-qeverisja e Ramës në këto 8-vite duke e lënë Shqipërinë në vend-numëro, dëme të cilat kanë nevojë për zgjidhje.

“8-vite kemi mbetur në vend-numëro në çdo fushë, madje në disa vende jemi kthyer edhe mbrapa. Kush dëshiron ndryshimin, voton Partinë Demokratike, sepse ky është një e keqe që duhet zhdukur dhe largimi i së keqes është vetëm hapi i parë. Gjithë këto të këqija që këta na kanë shkaktuar kanë nevojë për zgjidhje dhe nuk mund të mjaftohemi vetëm me largimin e tij me 25 prill. Ne e kemi prezantuar programin e Partisë Demokratike i cili nuk është si programet e Ramës me mashtrime, që as fantazi të mashtrojë nuk i ka mbetur më.”

Sakaq nuk kanë munguar as komentet epike nga qytetarët e zonës së Xhafzotaj teksa kanë thënë se “Ramës i ka dalë boja që ditën që ia hodhët ju” duke iu referuar Palokës, apo “Rama bën aeroporte për të na larguar”. Përsa i përket premtimeve të Ramës, Z. Paloka i paralelizoi këto premtime me aeroplanin në aeroportin e Kukësit i cili nuk e preku kurrë tokën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat