Me 1 kg kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Shqipëria

Me 1 kg kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Më: 16 maj 2021 Në ora: 10:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 27- vjeçar është arrestuar ditën e sotme në zonës e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” pasi iu gjet në makinë 1 kg kanabis.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin H. D., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar droga.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Hetimet nga policia ende po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat