Senatorët e pyesin Blinkenin pse e futi Berishën, aleatin e Amerikës, në listën e zezë?

Shqipëria

Senatorët e pyesin Blinkenin pse e futi Berishën, aleatin e Amerikës, në listën e zezë?

Nga: B.S Më: 7 qershor 2021 Në ora: 19:57
Antony Blinken dhe Sali Berisha

Ka qenë kongresmeni republikan Lee Zeldin që i ka kërkuar Blinkenit informacione specifike për vendimin ndaj Berishës. Ai ka theksuar se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur asgjë për përfshirje korruptive të Berishës.

Ndërkohë Blinken ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë me kongresmenin për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.

Sipas Blinken edhe procedurat për t’i ndaluar hyrjen në vend të Sali Berishës kanë qenë standarde si për gjitha rastete tjera, ndërkohë thekson se SHBA vijon të shohë përtej kufijve për ata që sfidojnë parimet e demokracisë.

Lee Zeldin: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne kjo ishte e papritur ai ka qenë mysafir dhe aleat i George W. Bush gjithashtu një kundërshtar agresiv i George Soros. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA, Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje

Antony Blinken: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth atyre të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht, përfshirë avokatët e mi. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.

Lee Zeldin: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

Antony Blinken: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja të komentoja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

Lee Zeldin: Kam bërë disa kërkime për të gjetur se në çfarë afere korruptive është përfshirë Sali Berisha, dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon të gjejë informacion?

Antony Blinken: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat