Makina përplas motorin në Shëngjin, mbetet një i plagosur

Shqipëria

Makina përplas motorin në Shëngjin, mbetet një i plagosur

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin.

Gazetari Gjergji Figuri raporton se një automjet ka përplasur një motor.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit, Gjergj Gjoni  banues në Balldre, i cili është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, shoferi i makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat