Balluku: Diskutuam rritjen e sigurisë rrugore dhe vonesat në kufij

Shqipëria

Balluku: Diskutuam rritjen e sigurisë rrugore dhe vonesat në kufij

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:26
Belinda Balluku

E ardhmja infrastrukturore e Ballkanit quhet konferenca që po zhvillohet në Mal të Zi ku pjesmarrëse ishte dhe Shqipëria. Ministja e energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku tha se këto konferenca janë të rëndësishme ndërsa shtoi se në të u diskutua për disa investime në të ardhmen që sipas saj janë një tjetër hap i bashkëpunimit të rëndësishëm rajonal.

Investimi i korridorit të 10-të dhe hekurudha e re, e cila do të lidhë Vorën me Hanin e Hotit dhe Podgoricën, janë këto disa nga çështjet e diskutura në konferencën e nivelit të lartë për transportin që zhvillohet në Mal të Zi ku merr pjesë dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Kemi folur sot konkretisht për sigurinë rrugore, për kufijtë të cilët duhet të përpunohen në mënyrë të përbashkët, pasi nuk mjafton vetëm infrastruktura të jetë më e mirë, por duhet patjetër që edhe radhët në kufij të mos ekzistojnë më, pra kalimi i qytetarëve apo edhe i mallrave të jetë i pandërprerë në të gjithë Ballkanin Perëndimor,” – u shpreh ajo.

Më tej Balluku shtoi se gjithashtu janë diskutuar çështje serioze për gjithë rajonin mes të cilave dhe investimet e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor të cilat do modernizojnë infrastrukturën rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat