Veliaj paralajmëron për heqjen e licencës një tjetër linjë urbane

Shqipëria

Veliaj paralajmëron për heqjen e licencës një tjetër linjë urbane

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paralajmëroi një tjetër operator të transportit urban për heqjen e licencës.

Bëhet fjalë për linjën e “Kopshtit Zoologjik”, të cilës i la vetëm 5 ditë afat për të ndërruar mjetet me të cilët operon, pasi sipas tij, janë totalisht të amortizuar dhe ndotin ajrin.

“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara që janë skandal e ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë ose do humbisni licencën siç e humbi Ferluti. Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme. Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, theksoi Veliaj.

Pak kohë më parë, kryebashkiaku Veliaj i hoqi licensën kompanisë që menaxhonte linjën e Unazës së Vogël në Tiranë pas denoncimeve të shumta nga qytetarët për mos-operimin si duhet të kësaj linje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat