Mjegulla mbulon “Skuraj-Burrel”, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Shqipëria

Mjegulla mbulon “Skuraj-Burrel”, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Zona e Ulzës dhe Shkopetit është mbuluar nga mjegulla e dendur paraditen e kësaj të hëne.

Mjegulla është shfaqur që në orët e para të mëngjesit.

Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve përgjatë aksit rrugor Skuraj-Burrel.

Dendësia e mjegullës, por edhe rruga me kthesa ka rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që udhëtojnë në këtë segment të bëjnë kujdes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat