Omicron “mbërthen” Shqipërinë, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve

Shqipëria

Omicron “mbërthen” Shqipërinë, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve

Më: 22 janar 2022 Në ora: 18:11
Ambasada e SHBA në Shqipëri

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka një thirrje për qytetarët në mes të rritjes së rasteve të reja me COVID në vendin tonë. Ajo bën apel që të mos harrohen maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese që janë mbrojtja më e mirë ndaj Omicron.

Bashkangjitur ambasada ka vendosur edhe në link që të dërgon në faqen e CDC për të marrë më shumë informacion se si duhet të mbrohemi nga COVID.

Postimi i ambasadës së SHBA

Ndërsa rastet e Covid-19 janë në rritje, ju lutemi mos harroni se maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese janë mbrojtja më e mirë kundër Omicron. Kur mbani një maskë, ju ndihmoni të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat