Komisioni i Ligjeve, këto janë ndryshimet për buxhetin e vitit 2022

Shqipëria

Komisioni i Ligjeve, këto janë ndryshimet për buxhetin e vitit 2022

Më: 29 mars 2022 Në ora: 10:32
Delina Ibrahimaj

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve ku janë bërë me dije edhe ndryshimet e buxhetit për vitin 2022 dhe fushat se ku konsistojnë këto ndryshime. Pas ministres së financave Delina Ibrahimaj, ndryshimet në buxhetin e 2022 i ka shpjeguar relatori Xhoxhe.

Xhoxhe: Ndryshimet për buxhetin 2022 do të konsistojnë në këto fusha:

Në paketën e rezistencës sociale do të bëhet indeksimi i pensioneve, kompensimi i rritjes se cmimeve të shportës, do të ketë mbështetje për fermerët, mbështetje për qytetarët që përdorin transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

Mbështetja në sektorin energjitik është në vlerën e 20 miliardë lekëve dhe e paketës sociale është në vlerën e 6 miliardë lekëve. Bëj me dije se këto para nuk do të hiqen nga arka e shtetit por 16 miliardë janë nga shpenzimet publike dhe 10 miliardë janë të ardhura nga tatimet dhe doganat.

Ftoj të gjithë kolegët që ta miratojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat