Kuvendi i PD do mbahet me 30 prill, Këlliçi fton edhe mbështetësit e ish-kryetarit Basha

Shqipëria

Kuvendi i PD do mbahet me 30 prill, Këlliçi fton edhe mbështetësit e ish-kryetarit Basha

Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:47
Belind Këlliçi

Pavarësisht kërkesës së disa zyrtarëve të Partisë Demokratike, përfshirë dhe disa deputetë, për pezullimin e procesit të zgjedhjeve brenda PD të caktuar me datë 30 prill, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi në një prononcim për mediat thotë se kjo datë nuk do të ndryshojë.

Këlliçi thekson se çështja e kryetarit të PD-së i takon dhe demokratëve dhe axhendës së 30 prillit.

"30 prilli do sqarojë çdo format të drejtimit të opozitës. Kjo i takon anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe axhendës së Kuvendit të datës 30 prill."

Ai shprehet se në zgjedhjet për kryetarët e degëve nuk do të përjashtohet vullneti i askujt, duke ftuar edhe mbështetësit e ish-kryetarit Basha.

"Çdo deputet, çdo demokrat, çdo delegat që do të zgjedhet nga ky proces janë të ftuar të marrin pjesë, nuk përjashtohet njeri. Ai mentalitet ka marrë fund në PD, ku partia blindohej, vidheshin zyrat dhe përjashtoheshin deputetët".

Sipas Këlliçi, bashkimi sa më i shpejtë i të gjithë strukturave është e vetmja mënyrë për tu përballur me kryeministrin Rama në zgjedhjet e ardhshme.

"Qëllimi ynë i vetëm, qëllimi i PD sot është që çdo sekondë që kemi humbur në betejën tonë përballë Edi Ramës ta rikuperojmë një sekondë e më parë dhe të orientojmë të gjithë fuqinë tonë opozitare drejt Kryeministrit, i cili sot është kundërshtari më i egër i çdo demokrati."

Deputeti shtoi se tentativa e Alibeajt për të apeluar vendimin e shpallur nga gjykata e shkallës së parë do të dështojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat