Një person me motor i vuri tritol makinës, si ndodhi shpërthimi në Shkodër

Shqipëria

Një person me motor i vuri tritol makinës, si ndodhi shpërthimi në Shkodër

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Shkodër, ku Drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetit Publik, Suida Kuka iu vendos tritol në makinën e saj, paditen e së martës.

Gazetari Teodor Gjerga raporton se ka qenë një person me motor, i cili ka vendosur lëndën plasëse poshtë makinës “Range Rover” që ndodhej e parkuar në lagjen “Vojo Kushi”.

Mësohet se poshtë makinës së Kukës, ishte vendosur 200 gramë tritol.

Më pas autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ka qenë vetë Kuka që ka pikasur lëndën shpërthyese dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.

Policia evakuoi zonën përreth dhe u bë një shpërthim i kontrolluar.

Suida Kuka ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person. Ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat