Vrasja e 25-vjeçarit, reagon Berisha: Ekzekutim mafioz me silenciator!

Shqipëria

Vrasja e 25-vjeçarit, reagon Berisha: Ekzekutim mafioz me silenciator!

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 06:59
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Elbasan mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku 25-vjeçari Madrit Ulqinaku u ekzekutua nga një 20-vjeçar i shpallur në kërkim.

Përmes një postimi në facebok, Berisha shkruan se 25-vjeçari u ekzekutua në mes të Elbasanit me silenciator, duke dëshmuar se qyteti është nën kontrollin e bandave.

POSTIMI I PLOTË

Elbasani në duart e bandës Balla!

Ekzekutim mafioz me silenciator i Madrid Ulqinakut, në ora 22:00, në Bulevardin e qytetit. Vrasësit largohen si zakonisht, në drejtim të paditur. sb

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat