Zbulohet data kur nisën sulmet kibernetike nga Irani në Shqipëri

Shqipëria

Zbulohet data kur nisën sulmet kibernetike nga Irani në Shqipëri

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 14:01
Ilustrim

Është bërë publike data kur hakerat iranianë kanë bërë ndërhyrjen e parë në sistemin shtetëror shqiptar.

Sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha, bëhet e ditur se bazuar në investigimet e nisura pas sulmeve kibernetike të hakerave iranianë, ka rezultuar se ka qenë pikërisht data 21 maj 2021, kur në sistemet sekrete shqiptare janë vjedhur të dhënat e para.

File GoXml, i cili është përdorur për enkriptimin e të dhënave, por edhe CISA (Cyber Security and Infrastructure Security Agency), të dy këto ekipe investigimi, kanë bashkëpunuar ngushtësisht me ekipet teknike të AKSHI-t , duke qenë të pranishëm edhe fizikisht në ambientet e AKSH-it për kryerjen e të gjitha investigimeve të tyre, një javë pas kryerjes së sulmit të parë.

Në dosje thuhet se ka qenë i domosdoshëm ky bashkëpunim në investigim, pa të cilin rezultatet nuk do të kishin qenë të njëjtat.

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve të Shqipërisë, ka ndodhur për shkak të një serveri të pa-përditësuar, duke u kthyer për hakerat në një portë hyrëse.

Rasti më i freskët i publikimit të të dhënave sekrete, ka qenë dy ditë më parë ku grupi ‘Homeland Justice’ ka publikuar një listë më 1081 faqe ku janë listuar të dhëna të qytetarëve shqiptarë të pajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, në ditën e sotme 5 persona, punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe DAP, të akuzuar për “shpërdorim detyre” pas sulmeve kibernetike nga Irani, janë lënë në detyrim paraqitjeje nga gjykata e Tiranës, shkruan Top Chanel

Personat e akuzuar janë: Alketa Sulo – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme; Altin Sallaku– Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve; Rudina Llagami – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; Igli Lubonja– Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike dhe Albi Gjeka– Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat