Ndryshime në prefekturën e Qarkut të Vlorës/ Emërohet prefektja e re

Shqipëria

Ndryshime në prefekturën e Qarkut të Vlorës/ Emërohet prefektja e re

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 19:03
Ndërtesa e Prefektit të Qarkut të Vlorës

Emërohet prefektja e re e Qarkut të Vlorës. Sipas një Vendimi nga Këshilli i Minisitrave, në këtë detyrë do të jetë Evis Allushi.

Vendimi vjen pas lirimit nga detyra të prefektit akual të këtij qarku, Plator Nesturi.

Njoftimi:

V E N D I M  PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat