Edi Ramës i largohet një deputete, Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur!

Shqipëria

Edi Ramës i largohet një deputete, Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur!

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 19:38
Marjana Koçeku

Marjana Koçeku “Neomalsorja” nga sot do të jetë deputete e pavarur. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja në rrjetin social Facebook.

Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, ka shkruar Koçeku.

Ajo u soll si risi nga Edi Rama në PS në listat e 11 majit 2025, por tashme ajo ka braktisur PS duke shpjeguar se idealet e saja dhe vlerat i dëftojnë kufijtë që nuk i tejkalon dot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat