Shkarkoi drejtoreshën e çerdheve dhe kopshteve, Veliaj tregon se kush emërohet në vend të Zhaneta Beqirit

Shqipëria

Shkarkoi drejtoreshën e çerdheve dhe kopshteve, Veliaj tregon se kush emërohet në vend të Zhaneta Beqirit

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 14:32
Fotoilustrim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar ndryshimin në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve. Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën, drejtimin e kësaj drejtorie e merr Arjola Byzyka.

Në një reagim, Veliaj shprehet se largohet me mirënjohje për kontributin e Zhanetës ndër vite, ndërsa e cilëson Byzykën si një profesioniste, nënë të përkushtuar dhe aktiviste të palodhur.

Krahas ndryshimit në drejtimin e drejtorisë, Veliaj ka bërë edhe një njoftim për familjet e Tiranës, duke deklaruar se nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas.

Sipas tij, kjo masë synon të mbështesë prindërit dhe të krijojë më shumë mundësi për fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat