Kryeministri Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Shqipëria

Kryeministri Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 14:56
Edi Rama

Kryeministri Rama, merr pjesë sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Samiti që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa.

Samiti bën bashkë liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim forcimin e partneritetit strategjik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit.

Ky takim i nivelit të lartë shërben si një mundësi për të riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian ndaj perspektivës së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresit të reformave kyçe dhe përmbushjes së angazhimeve në kuadër të procesit të integrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat