Aksident tragjik në Berat, h*mb jetën 67-vjeçari, makina përfundon e përmbysur në kanal

Shqipëria

Aksident tragjik në Berat, h*mb jetën 67-vjeçari, makina përfundon e përmbysur në kanal

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 22:20
Pamje nga aksidenti

Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me të cilin po udhëtonte, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka humbur jetën.

Trupi i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e mjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat