Spahiu: Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave, hapet fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit

Shqipëria

Spahiu: Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave, hapet fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 17:16
Klodiana Spahiu ka bërë thirrje për të mos normalizuar dhunën ndaj grave dhe vajzave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka bërë të ditur se sot është hapur fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, me mesazhin “Mos e normalizo. Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”.

Ajo ka theksuar se kjo fushatë synon të riafirmojë angazhimin për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë jeton e sigurt, e lirë dhe me dinjitet.

Spahiu ka përmendur edhe ligjin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, duke thënë se përmes tij po ndërmerren hapa konkretë për forcimin e mekanizmave institucionalë, zgjerimin e shërbimeve mbështetëse dhe fuqizimin social e ekonomik të grave dhe vajzave.

“Me ligjin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, po ndërmarrim hapa konkretë drejt forcimit të mekanizmave institucionalë, zgjerimit të shërbimeve mbështetëse dhe fuqizimit social e ekonomik të grave dhe vajzave”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat