"Nuk di shumë për këtë çështje"/ Rama pyetet për politikat tregtare të Trumpit: Synimi ynë është tregu i përbashkët europian

Shqipëria

"Nuk di shumë për këtë çështje"/ Rama pyetet për politikat tregtare të Trumpit: Synimi ynë është tregu i përbashkët europian

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 19:17
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Rama shmang komentimin e ambicieve tregtare të Trumpit: Ne synojmë tregun e vetëm europian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nga gazetarët në Bruksel për njoftimet dhe ambiciet tregtare të presidentit amerikan Donald Trump, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Rama nuk dha një koment të drejtpërdrejtë për politikat e presidentit amerikan, duke thënë se nuk kishte informacion të mjaftueshëm për këtë çështje.

“Nuk di shumë për këtë çështje. Unë di për tregun e vetëm këtu në Europë dhe kjo është ajo që ne synojmë”, deklaroi Rama, duke theksuar se prioritet i Shqipërisë mbetet integrimi në tregun e përbashkët europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat