Nadal i del në mbrojtje Federerit - Bota Sot
Nadal i del në mbrojtje Federerit

Tenis

E premte, 19 tetor 2018

Nadal i del në mbrojtje Federerit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:27
Nadal i del në mbrojtje Federerit

Roger Federer, dy vitet e fundit nuk ka luajtur asnjë ndeshje në fushat me dhè, një sipërfaqe ku ai zakonisht vuan shumë, aq sa në karrierën e tij ka fituar vetëm një herë në grand slam të Roland Garros, që luhet në këtë sipërfaqe. Edhe pse fitoret e zviceranit në fushat me dhè janë me pikatore, rivali i tij Rafael Nadal ka një tjetër konsideratë: “Roger është një kampion në fushat me dhè. Ka dalë 5 herë në finalen e Roland Garros, e ka fituar një herë si dhe mjaft turne në këtë sipërfaqe”, tha Nadal.

“Federer luan mjaft mirë në fushat me dhè. Unë nuk kam parë shumë tenistë që të arrijnë kaq shumë herë në finalen e Roland Garros sa ai, ndaj unë e konsideroj si një ndër më të mirët në këtë sipërfaqe. Ndoshta nuk është sipërfaqja e tij e preferuar, por kur luan këtë gjë e bën vetëm për të fituar”, tha Nadal, që e mirëpret kolegun vitin tjetër në turneun parizien. “Kam dëgjuar që vitin e ardhshëm mund të luajë. Do të ishte fantastike edhe pse për mua do të jetë një rival i fortë më shumë”, u shpreh Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test