Ish-numri 1 i botës humbi ndeshjen e tij të parë në grup - Bota Sot
Ish-numri 1 i botës humbi ndeshjen e tij të parë në grup

Tenis

Ish-numri 1 i botës humbi ndeshjen e tij të parë në grup

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:36
Roger Federer

Roger Federer nuk e nis aspak mirë rrugëtimin drejt titullit të tij të 100 në karrierë. Ish-numri 1 i botës humbi ndeshjen e tij të parë në grup, në “ATP Tour Finals” në Londër, një turne ky që mbledh 8 tenistët më të mirë të botës.

Ai që befasoi 37-vjeçarin në këtë turne ishte Kei Nishikori, që iu imponua zviceranit duke e mundur 2-0, në 1 orë e 28 minuta lojë.

Seti i parë ishte i ekuilibruar dhe u zgjidh vetëm pas “tie break”-ut, ndërkohë që në të dytin Federer e kishte të pamundur të përballonte lojën e Nishikorit, i cili u shfaq agresiv, për ta fituar në fund edhe këtë fraksion me rezultatin 6-3, duke regjistruar fitoren e tij të tretë në 10 përballjet e drejtpërdrejta me Federerin.

Mjaft mirë e nisi “ATP Tour Finals” edhe Kevin Anderson, që është debutues në këtë turne. Tenisti afrikano-jugor mundi 2-0 Dominic Thiem, numrin 8 të renditjes botërore dhe që është në pjesëmarrjen e tij të tretë në këtë aktivitet, duke e çuar bilancin e ndeshjeve të drejtpërdrejta me Thiem në 7 fitore dhe 2 humbje.

Seti i parë u dominua nga Anderson, që nuk gaboi me shërbimet e tij, duke e mbyllur atë 6-3. Në setin e dytë, loja ishte më e ekuilibruar dhe tenistët iu drejtuan “tie break”-ut, që u fitua nga afrikano-jugori. Në fund, ai i uroi ditëlindjen bashkëshortes së tij Kelsey. Për Anderson, kjo ndaj Thiem ishte fitorja e 46 sezonale, që barazon rekordin personal të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test