Stolisja e Prishtinës për 28 Nëntor, Shpend Ahmeti kapet me Vetëvendosjen

Aktuale

Stolisja e Prishtinës për 28 Nëntor, Shpend Ahmeti kapet me Vetëvendosjen

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:56
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kur ai dhe punëtorët e Komunës janë duke u marrë me menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal, Egzon Azemi, është duke u marrë me stolisje të kryeqytetit për festën e 28 nëntorit.

Azemi kishte shkruar se nëse komuna nuk e fillon stolisjen e qytetit, këtë do ta bëjnë vetë qytetarët.

Postimi i plotë:

E mirë ideja! Ashtu kështu jena tu u marr me pandemi me staf më shumë se të përgjysmuar! Na me pandemi, e dikush me stolisje!

P.S. Në festa kombëtare/nacionale, qeveria e cila ka përgjegësinë (më saktësisht protokolli i shtetit) kërkon ose ndihmën nga komuna ose këekon që komuna që ti vendos flamujt. Deri dje nuk ka ardh kërkesë edhe pse sot thanë që gjatë ditës e kërkojnë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat