Reagon familja e Haki Imerit pas deklaratës së Lutfi Hazirit se LDK-së i takon Presidenti: Shteti nuk lihet në dorën e kapadaive

Aktuale

Reagon familja e Haki Imerit pas deklaratës së Lutfi Hazirit se LDK-së i takon Presidenti: Shteti nuk lihet në dorën e kapadaive

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:01
Lutfi Haziri

Familja e Haki Imerit ka reaguar pas deklaratës së Lutfi Hazirit se LDK duhet ta marrë postin e presidentit dhe për këtë thonë se ai ka të drejtë.

Përmes një postimi në Facebook, familja ka thënë se ky post nuk u takon partive minoritare, partive fisnore, të cilat janë në shpërbërje e sipër, përcjell Bota sot.

Më tej, ajo ka thënë se LDK duhet sa më parë të na bind se shteti nuk lihet në dorën e kapadaive të cilët njërën këmbë e kanë afër burgut e tjetrën në burg.

Familja Imeri ka thënë se duhet shkuar në zgjedhje pasi kjo është zgjidhja.

Postimi i plotë:

z.Lutfi Haziri ka të drejtë kur kërkon se LDK-ja duhet ta marrë Presidentin dhe kështu duhet të bëjë...

Si partia më e madhe dhe më vjetër nëse do të dominojë skenën politike duhet të mendojë realisht se ky post nuk u takon partive minoritare, partive fisnore, të cilat janë në shpërbërje e sipër...

LDK-ja duhet sa më parë të na bind se shteti nuk lihet në dorën e kapadaive të cilët njërën këmbë e kanë afër burgut e tjetrën në burg...

Mbështesim mendimin e z.Lutfi Haziri se LDK-se i takon Presidenca...

Ecim në zgjedhje se për shëndetin politik të Kosovës kjo është zgjedhja ....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat