Reçica: Ju siguroj se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit tim

Aktuale

Reçica: Ju siguroj se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit tim

Nga: A.Z Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:31
foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim znj. Valbona Çitaku, nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna, dhe znj. Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve- KOMF.

Ai ka thënë se temë kryesore ishte lidhur me angazhimin dhe punën që strehimoret në Kosovë kanë bërë, veçmas në këtë periudhë pandemike, në çdo moment duke dhënë shërbime për fëmijët në nevojë.

Më tej ka shtuar se si ministër i MPMS, vazhdimisht kam bërë thirrje që çështja e financimit të rregullt të të gjithë atyre që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët të rregullohet përmes Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit tim.

Me shumë kënaqësi prita sot në takim znj. Valbona Çitaku, nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna, njëherit drejtoreshë e Strehimores së fëmijëve “Shpresa dhe Shtëpitë e fëmijëve” dhe znj. Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve- KOMF.

Bashkëbiseduam lidhur me angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme që strehimorët në Kosovë kanë bërë në vazhdimësi, veçmas në këtë periudhë të vështirë pandemike, duke dhënë në çdo moment shërbime për fëmijët në nevojë.

Është fakt që situata e ballafaqimit me covid-19 e ka rënduar funksionimin e mirëfilltë të mekanizmave që ofrojnë shërbime sociale, por pavarësisht kësaj, unë jam tejet i përkushtuar për t’i mbështetur dhe për të gjetur një zgjidhje afatgjate të financimit për ofruesit shërbimeve sociale.

Si ministër i MPMS, vazhdimisht kam bërë thirrje që çështja e financimit të rregullt të të gjithë atyre që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët të rregullohet përmes Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, mirëpo edhe në mungesë të kësaj, ne vazhdimisht kemi mbështetur financiarisht këto strehimore, për aq sa kemi pasur mundësi ligjore dhe financiare.

Ju siguroj se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit tim, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat